Gjykata ka lënë në bu rg disa ditë më parë infermieren e Infektivit, Ronida Hysi me akuzën e “vje dhjes nëpërmjet shpë rdorimit të detyrës”, për shkak se akuz ohet se i m ori nga karta 60.000 lekë një pacienti sapo ai u fut në intubim.
Dy ditë më vonë, pacienti Kamber D., ndë rroi jetë, ndërsa kur tërhoqën trupin dhe panë sendet personale, familjarët kuptuan se atij i mu ngonin 10.000 lekë si edhe karta e debitit në portofol.
Pas deno ncimit, prokuroria filloi hetimet, duke zbuluar përmes kamerave të sigurisë së bankomateve, ku infermierja kishte tërhequr lekët, identitetin e personit të dy shuar se kishte kryer këtë akt.
Në dosjen e prokurorisë, shpjegohet me detaje se si vijoi hetimi, deri në zb ulimin e infermieres që i kishte zbrazur llogarinë pacientit që ndë rroi jetë nga koronavirusi.
Sipas ‘Abc news’, kamerat e sigurisë së një bankomati në QSUT, kanë kapur në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 dhjetor, “një vajzë me flokë të kapura, që kishte probleme me të ecurën në këmbën e majtë që kishte kryer veprime me kartën e pacientit Kamber D.”.
Pas kësaj, prokurorët kanë administruar pamjet e kamerave të sigurisë së Infektivit, ku në orën 07:53, duket duke dalë nga ambientet e spitalit, e njëjta vajzë që është parë 7 minuta më vonë tek bankomati në QSUT.
Pasi kanë bërë krahasimet dhe kanë marrë regjistrimin e personave që ishin në shërbim në turnin e tretë tek Infektivi gjatë natës, së datës 24 dhjetor, prokurorët kanë konstatuar se e dys huara ishte pikërisht Ronida Hysi.
Në dosje, shkruhet se kur është marrë në pyetje, Ronida Hysi nuk ka mohuar përdorimin e kartës së pacientit, duke thënë se portofolin e kishte gjetur në ashensorin e repartit Infektiv gjatë punës ku aty brenda ishte edhe kodi PIN.
“E gjeti, nuk e vo dhi”, ka qenë edhe thelbi i mbrojtjes së Ronida Hysit nga avokati i saj në gjykatë, gjë të cilën gjykatësit nuk e kanë marrë parasysh, duke dhënë mas ën e sigurisë “arr est me bu rg”.