Kryeministri Edi Rama ka go ditur fort opozitën ditën e sotme.
Rama tha se çu arja për skrap e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte projekt i përbashkët me kreun e PD, Lulzim Basha, por sipas tij, ky i fundit e tr adhtoi.
Rama tha se LSI është projekt që duhet zhbërë dhe sistem që duhet çmontuar.
“Çu arja për skrap e LSI-së, ishte një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Basha.
Se unë nuk e kam tra dhtuar projektin, Lulzim Basha e ka tradhtuar projektin sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI-në për skrap dhe sot është thjesht një aksioner në SHPK-në e katër ortakëve ku ai është ortak minorance, se ortakët kryesorë janë Saliu dhe Ilir Meta.
LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu nuk është çështje personash. Unë gjithmonë kam besuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet korruptojnë njerëzit. Unë besoj që LSI-ja është një sistem që duhet çmontuar komplet. Kështu besoj, kam besuar dhe besoj”, deklaroi Rama.