Pronari i një kafeneje në Londër nga Shqipëria i cili akuzohet për tr afik her oine në të gjithë Evropën si pjesë e një rrjeti të madh do të eks tradohet në Itali .
Taulant Stoica, 34 vjeç, akuzohet për tra fikim të dr ogës nga Hollanda në Itali midis dhjetorit 2015 dhe shkurtit 2016, citon lajmifundit.al. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me 38 persona të tjerë që ndihmuan në transportimin dhe shpërndarjen e dro gës së klasit të parë në Itali.
Prokurorët pretendojnë se babai i katër fëmijëve u arr atis në Mbretërinë e Bashkuar dhe ngriti biznesin e emëruar Roma Milano Café në Lea Bridge Road, në Londrën lindore.
Stoica, i cili hyri në bankën e të aku zuarve me një maskë fytyre të markës Louis Vuitton, pretendoi se një dokument zyrtar i dërguar nga avokati i tij ka hedhur poshtë urdhër arr estin.
Stoica, i cili më parë dha garanci pasi pagoi një fond sigurie prej 20 mijë paund në Gjy katën e VVestminster, foli për të konfirmuar emrin dhe moshën e tij përmes një përkthyesi.
Avokati i shqiptarit ka thënë se nuk ka një kopje të vendimit ndërkohë që Amanda Bostock, përfaqësuese e qeverisë italiane, tha se Shërbimi i Prokurorisë nuk kishte marrë konfirmim në lidhje me vendimin për revokimin e urdhër-arr estit.