Loading...

Periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para

[sgmb id=”1″]

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane ditët e para të hapjes së procesit, do të duhet ta përsërisin veprimin pas datë 18 tetor. Serveri qëndror i faqes që menaxhon të dhënat e aplikantëve dhe më pas bën përzgjedhjen me short është djegur dhe  kjo ka bërë që të mos ruhet asnjë e dhënë e deritanishme. Ambasada amerikane në Tiranë përmes një mesazhi sqaroi se për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para.

Të gjithë të tjerët duhet të ndjekin këta hapa:
1. Plotësoni Aplikimin Online
Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për vizë jo-imigrimi DS-160 online. Gjatë aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një fotografi digjitale që i përmbush standardet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore – në Anglisht”. Pasi të keni plotësuar formularin DS-160, printoni fletën e konfirmimit që mban kodin e aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë fletë konfirmimi kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për intervistën tuaj për vizë.

  1. Paguani tarifën e vizës
    Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të krijojë një llogari duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme për të paguar tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë: Në internet: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv
    Pasi të keni krijuar një llogari, ndiqni udhëzimet dhe zgjidhni mënyrën e pagesës për tarifën e vizës jo-emigruese. Pasi të paguani tarifën ju duhet për të caktoni një takim siç jeni udhëzuar.
  2. Rinovim i vizës me postë ose caktimi i takimit për vizë
    Nëse ju po rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 12 muajve, dhe kjo vizë ishte lëshuar në Tiranë, si dhe ju po aplikoni për të njëjtën kategori vize për të cilën kishit aplikuar edhe në vizën e fundit, atëherë ju mund të mos paraqiteni në Ambasadë për intervistë. Hyni tek llogaria juaj tek https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv dhe përgjigjuni pyetjeve të rinovimit të vizës me postë për të parë nëse kualifikoheni. Nëse ju nuk kualifikoheni për rinovimin e vizës me postë, atëherë ju duhet të caktoni një takim për t’u paraqitur në Ambasadë. Ju mund të: Hyni tek llogaria juaj tek: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv. Fëmijët nën 14 vjeç dhe të moshuarit mbi 79 vjeç nuk janë të detyruar të paraqiten për intervistë; pasi të kenë plotësuar hapin tre ata mund të dërgojnë aplikimin e tyre me postë. Kërkesat për takimet të përshpejtuara për intervistë konsiderohen vetëm në rrethana të kufizuara, dhe mund të kërkohen vetëm pasi të keni plotësuar të gjitha hapat më lart.
  3. Përgatituni për intervistën
    Ju duhet të sillni dokumentacionin e mëposhtëm a) në intervistën tuaj nëse do të intervistoheni personalisht, ose b) me postë nëse po rinovoni vizën me postë: 1. Pasaportën tuaj; 2. Fletën e konfirmimit të formularit DS-160 që përmban barkodin dhe fotografinë tuaj; 3. Një fotografi me përmasa 5×5 cm; 4. Fletën e takimit për intervistë që printuat nga https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv; 5. Ndonjë dokument shtesë ose tarifë shtesë që mund të kërkohen për llojin e vizës për të cilën po aplikoni.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com