Loading...

Media në zi, shuhet mjeshtri i zërit të Radio Tiranës

N dahet nga jeta Mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, Kristaq Katundi. Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e tij ndërsa kolegë gazetarë e teknikë të RTSH kanë shprehur dhimbjen e tyre për mjeshtrin e montazhit të zërit.

Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerëson figurën e Katundit duke iu shprehur ndu shëllimet familjarëve dhe të afërmve.
“Nd ahet nga jeta,Mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, KRISTAQ KATUNDI
Tirane me 1.02.2021
I njohur dhe vlerësuar si emblemë e audiomontazhit artistik, një emër të cilin rrallëkush mund të mos e ketë dëgjuar në realizimin teknik të Radiodramatizimeve të dikurshme të Radio Tiranës, bashkepunëtori i vyer Kristaq Katundi u nda nga jeta.
Me punën e palodhur, me aftësitë profesionale, realizoi teknikisht emisone të tilla si: Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike, Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radiopërrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij. Një mori regjistrimesh muzikore, Koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash, janë regjistruar e transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të operatorit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuaj çdo regjistrim prej vitit 1972-2014.
Do kujtohesh përjetë Kristaq Katundi, i përjetësuar në krijimin radiofonik.
Pushofsh në paqe MJESHTËR!
Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh ngushëllimet familjes Katundi dhe gjithë të afërmve të mjeshtrit të paharruar të radios shqiptare!
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptare”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com