Loading...

Dështon takimi Llalla- Tahiri. Zbulohet arsyeja e fortë pse kryeprokurori nuk e priti

[sgmb id=”1″]

Takimi i lajmëruar mes Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri nuk është realizuar mesditën e sotme.

Rreth orës 12 gazetarët u njoftuan se Tahiri do të shkonte në Prokurori ku kishte kërkuar një takim me kryeprokurorin, pas arrestimit një ditë më parë të një të afërmi të tij me drogë në Itali.

Por edhe pse kanë qëndruar për rreth 60 minuta para Prokurorisë, gazetarët nuk e kanë parë të hyjë Sajmir Tahirin.

Rreth orës 13.20 u njoftua se Tahiri do të japë një konferencë për shtyp në orën 16:00.

Por, një burim zyrtar në Prokurori i tha Panorama Online se arsyeja pse Llalla nuk e ka pritur Tahirin është fakti se ai konsiderohet person ‘I dyshuar’ sa i përket çështjes që po hetojnë italianët për trafikun e drogës.

Gjatë paradites së sotme mediat italiane nxorrën një përgjim të Moisi Habilajt, i afërm i ministrit, i cili teksa flet në telefon thotë “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

“Një lidhje farefisnie mund të thote shume, sidomos nëse e ke me një ish-ministër – i larguar nga detyra në mars – tepër i përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge”, nis shkrimin gazeta italiane.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com