[sgmb id=”1″]
Një person u vra dhe dy u plagosën në një sulm me thikë jashtë stacionit të Parsons Green Tube në Londër, transmeton Indeksonline.
Sulmi u bë mbrëmë vonë, në të njëjtin stacion ku 30 persona u plagosën në një sulm terrorist muajin e kaluar.
Një 20-vjeçar raportohet të jetë viktime e këtij sulmi të cilin policia nuk e lidhi me terrorizmin .
Raportohet gjithashtu se një person u arrestua , i cili u dërgua në një stacion policor në Londër.