Loading...

Shqiptari k apet me 500 litra raki në portin e Barit

Autoritetet italiane kanë k apur 500 litra raki shqiptare në portin e Barit gjatë ditës së djeshme.
Mediat italiane bëjnë me dije se sasia e madhe e rakisë u kap gjatë një kontrolli rutinë nga Guardia di Finanza dhe autoritetet e portit gjatë momentit kur një autobus po zbriste nga trageti.
Gjatë kontrolleve ata kanë konstatuar 85 bidona plastike në një ndarje të fshehtë në brendësi të autobusit.

Rakia nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues dhe autoritetet italiane e gjo bitën shoferin e autobusit si edhe se kuestruan sasinë e madhe të rakisë./lajmifundit

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com