Loading...

Detaje të reja nga zh dukja e biznesmenit italian

Marrja në pyetje, gjetjet e reja, rrjeti i kontakteve dhe udhëtimi gjithashtu përmes detit në Shqipëri.

Çdo ditë dalin detaje të rëndësishme mbi historinë e zhd ukjes së sipërmarrësit dhe ish-gjyqtarit sportiv italian, Davide Pecorelli.

Kjo, përballë faktit se, thuajse dy javë (nga kontakti i fundit me familjen, që daton nga 5 janari, deri kur lajmi doli në media), kishte një errësirë ​​totale nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane.

Tani, hetuesit shqiptarë, mbi të gjitha, edhe ata italianë, po intensifikojnë hetimet e tyre. Duhet thënë se pista e vetëvrasjes – e hipotezuar nga policia shqiptare disa herë – nuk i ka bindur hetuesit nga Peruxhia, që kanë lënë hapur të gjithë skenarët e mundshëm për momentin, nga vrasja, aks identi dhe deri tek vet ëvrasja.

Pas ballafaqimit me hetuesit shqiptarë të mërkurën në Pukë (qyteti ku u gjet e djegur plotësisht makina “Skoda Fabia” e marrë me qira nga Pecorelli), në orët e fundit, prokurori Giuseppe Petrazzini ka marrë në pyetje partneren shqiptare të 45 vjeçarit nga San Giustinese, në përpjekje për të rindërtuar miqësitë dhe kontaktet e tij, por gjithashtu edhe për të analizuar gjendjen ekonomike të disa kompanive aktualisht në emër të gruas, nga e cila Davide kishte një djalë të mitur.

Javën e kaluar, pol icia gjithashtu bëri një kontroll në shtëpinë e biznesmenit në Lama dhe në hotelin ngjitur.

Në këtë kontekst, hetuesit kanë ridëgjuar edhe ish-gruan e Pecorellit – e cila ishte e para që den oncoi zhd ukjen e tij – përsëri për të rindërtuar marrëdhëniet, jetën dhe kontaktet e saj të fundit.

Siç dihet, Davide, më 3 janar arriti në Tiranë me një aeroplan, i shoqëruar në kryeqytet nga një mik nga Lama.

Ndërkohë, në Shqipëri, hetuesit kanë rindërtuar rrjetin e kontakteve të tij (disa që ai i takonte sistematikisht gjatë udhëtimeve).

Bëhet fjalë për njerëz të ndryshëm. Por ka edhe disa lëvizje të Pecorellit në Shqipëri që janë bërë përmes Ankonës nga deti, raporton Noa.al, duke cituar “La Nazione”-n.

Dihet gjithashtu, se bombula oksigjeni (për përdorim kozmetik) u gjetën në makinën e dje gur, të cilat sipërmarrësi i përdorte për makineritë që tregtonte në biznesin e tij.

Gjatë udhëtimit të fundit, Davide i kishte thënë një shoku (me të cilin, në Itali, ai duhet të kishte filluar një biznes, gjithmonë në degën e qendrave të bukurisë), se do të duhej të takohej me një mjek për të negociuar shitjen e një lazeri me vlerë të konsiderueshme (rreth 70 mijë euro).

Në fund, ADN: burime hipotezojnë që rezultati i hetimeve italiane nuk do të vijë para javës së ardhshme.

Kujtojmë, se 21 ditë pasi janë gjetur eshtrat në makinën e dje gur në aksin Pukë-Tiranë me të cilën ka lëvizur Davide Pecorelli, hetuesit italianë kanë mbërritur në Pukë dhe së bashku me ata shqiptarë kanë riinspektuar nga afër makinën dhe do të ekza minojnë telefonin e të ndjerit.

Davide Pecorelli, 45 vjeç, dyshohet se është gjetur i dje gur në makinën e marrë me qira prej tij pasditen e 6 janarit në Pukë, ende në rrethana të paqarta. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com