Loading...

Rrëfehet 64-vjecarja që u gr abit: I dhashë ujë e më tërhoqi z varrë

Lume Zela, është 64-vjeçarja, e cila ra pre e gr abitjes nga të dy të rinj, një djalë 18-vjeç dhe një vajzë 16-vjeçe, në lagjen “18 Tetori”, në Lushnjë ditën e djeshme.

E moshuara ka treguar dinamikën e ngjarjes, duke treguar se vajza ishte shtirur si e sëmurë dhe se i kishte kërkuar një gotë ujë në banesën e saj.

Gruaja e dhu nuar rrëfen se e mitura i hodhi spraj lotsjellës në fytyrë sapo ajo i ofroi gotën e ujit dhe më pas e tërhoqi zv arrë, duke e mbyllur në dhomë.

Ajo tregon se jeton e vetme me mbesën dhe se nuk e di akoma nëse vajza ka vje dhur ndonjë gjë në shtëpi.

“Ka qenë ora rreth 10 pa 20, më kërkoi ujë. Më tha ‘aman se jam lo dhur, jam sëmurë’ mundësisht një gotë ujë, posi i thashë unë, se në fund të fundit jemi njerëz, gocë e re, nuk e pandeha se kishte ndonjë qëllim të keq. Mora gotën e ujit, pastaj u shtir sikur ishte sëmurë, më kapi kriza, se kam vrimë në zemër tha, se ashtu kam lindur, – tregon Lume Zela për ‘Report tv’. – Ulu këtu, na pije ujin, sa ma dha gotën, më hodhi sprajin në fytyrë dhe sot jam e enjtur në sy, sa s’ka ku të vejë më”.

E moshuara thotë se është dhu nuar dhe përveç se janë përleshur fiz ikisht, ajo shton se ha jdutja e ka kërcënuar me jetë.

“Pastaj më kapi duart dhe më tërhoqi zvarrë dhe më çoi te dhoma dhe më kyçi. Pastaj dëgjoja hapat që po kontrollonte, po ça kërkon moj bijë e nënës, ça të kam bërë, nuk e di se ça halli ke, i thashë. Mbylle gojën se do të të vras, do të ther: më kap ajo mua, kap unë atë për le sh koke, dh imbjet e syve sa s’ka më, sikur po më pla snin, pastaj më kyçi derën dhe iku. Me telefon dilte deri këtu, i thashë pse del jashtë dhe llafos. Njëherë, dy herë, si duket ka thirrur ndonjë dhe iku me nxitim. Po shohim se ça na kanë vje dhur, se kam pasur disa gjëra floriri, ishte vetëm gjatë gjithë kohës”.

Lumja tregon se pasi vajza është arr estuar nga po licia, e ka njohur menjëherë gjatë ballafaqimit.

“E dallova, ma treguan pol icët dhe e njoha, ishte dorë e zezë, nuk e njihja më parë, por fytyrën e dallova. Kam thyer xhamin e dritares që dola matanë, se më kyçi, mua më ra të fikët, u përmend dhe dola nga dritarja, mora në telefon dhe erdhi po licia”, rrëfen 64-vjeçarja. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com