Një biznesmene italiane është pla gosur në zonën e Vilë Bashtovës në Kavajë. Sipas burimeve, mësohet se gruaja është qëlluar me thikë dhe se i dyshuar kryesor si autor i ngjarjes, është bashkëshorti i saj.
Mësohet se burri, Kastriot Dema, 35 vjeç, banor i fshatit Ballaj, është prej vitesh i martuar me shtetasen italiane me të cilën kanë dhe dy fëmijë, sipas ‘Ora news’.
Dema, së bashku me gruan e tij kanë një resort në zonë. Prej kohësh italiania kishte ur dhër mbrojtje nga po licia, pasi 35 vjeçari herë pas here e dhu nonte.
Gjatë natës së kaluar ai e ka pl agosur gruan me thi kë në katin e tretë të resortit.
Në dëshminë e dhënë nga bashkëshorti i italianes në po lici, mësohet se gjatë kohës që po zhvillohej festa, në katin e parë në biznesit të tyre, po bëhej shumë zhu rmë.
Burri është ankuar për zh urmën, pasi ishte orë e vonë. Fillimisht, sipas tij, kanë qenë disa miq të bashkëshortes së tij, të cilët kanë shkuar në dhomën e tij dhe e kanë rr ahur.
Më pas, në konflikt e sipër, ai ka marrë një thikë të vogël dhe ka qëlluar bashkëshorten në pjesën e parakrahut.
Policia vijon ta mbajë në K omisariatin e Kavajës, por akoma nuk ka një vendim për të nëse do të ketë apo jo fletë arr esti.
Aktualisht Karlota, bashkëshortja e Demës ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rr ezikut për jetën. /noa.a/