Loading...

Emigranti gjen portofolin me 155 euro,i zoti i dhuron paratë

Një djalë i ri 20 vjeç, me kombësi nigeriane, i cili jeton në Matera, në Itali, gjeti një portofol dhe e çoi në stacionin e p olicisë, duke lejuar kështu në gjetjen e pronarit, një inxhinier roman, i cili kishte interesa pune në qytezë.

Sipas mediave italiane, burri këmbëngulte t’i jepte të riut të gjitha paratë që gjendeshin në portofolin e tij (155 euro), si dhuratë në shenjë mirënjohjeje.

Brenda portofolit ishin gjithashtu pesë karta krediti dhe disa dokumente personale.

Shefi i policisë i Materas, donte ta komplimentonte personalisht të riun për sensin e lartë qytetar të gjestit të tij.

Emigranti punon në një restorant në qytet si shpërndarës i ushqimeve në shtëpi. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com