Loading...

Yjet e muzikës mesazhe prekëse për biznesmenin në Kosovë: Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mirë e ma besnik

Kosova u tr ondit një ditë më parë nga një ngjarje tra gjike, ku biznesmeni Albert Krasniqi u v ra nga babai i tij Skënder Krasniqi me ar më zja rri.

Albert Krasniqi është një emër i njohur për publikun, pasi ka pasur miqësi me shumë personazhe VIP. Në vitin 2016 ai u bë edhe më i njohur për shkak se plagosi në mes të Prishtinës reperin e njohur shqiptar, Noizy.

Nga ana tjetër, Alberti kishte miq shumë artistë të tjerë, të cilët kanë shprehur ke qardhjen për këtë ngjarje të rëndë.

I pari që reagoi ishte Getinjo, i cili publikoi në profilin e tij në Instagram një foto të vjetër me të ndjerin.

“Zoti ju forcoftë familja Krasniqi. Shpirti në paqe Albert!”, ka shkruar Getinjo.

Po ashtu Gold Ag ka publikuar një foto me Krasniqin, por nuk e ka shoqëruar me asnjë fjalë.

Edhe këngëtari Trim Jetullahu ka postuar në Instagram një foto dhe ka shkruar: “Nuk kam fjalë. U prehsh në paqe shoku jonë Albert. Do të kujtojmë gjithmonë”.

Për vde kjen e Albertit ka shkruar edhe këngëtari i njohur, Skivi: “Buddy, nuk po m’besohet që shkove. Pse kaq herët? Pse? … Në momentet më të mira e më të këqija, gjithmonë ke qenë aty për mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mirë e ma besnik që e kom pas naj her n’jete. U prefsh në paqe”.

Kujtojmë se Albert Krasniqi u vr a mbrëmjen e djeshme nga babai i tij në Prishtinë. Mediat kosovare raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas kon flikteve të vazhdueshme familjare.

Ndërkohë mësohet se vetë babi i Albert Krasniqit njoftoi po licinë pasi zbrazi karikatorin mbi djalin e tij, duke i marrë j etën këtij të fundit.

Sipas mediave kosovare, para pak ditësh, Albert Krasniqi i kishte dhënë fund edhe martesës me ish-missin e Kosovës, Besa Gashi, me të cilën kishin edhe një vajzë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com