Loading...

Meta thirrje SPAK: Të nisin menjëherë hetimet për zyrtarët shqiptarë

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë menjëherë hetimet për zyrtarët e sekserët shqiptarë të përfshirë në pë rgjimet e An timafias italiane, në lidhje me grupin maf ioz të Ndrangheta-s.

Në një intervistë Meta theksoi se shtimi i kullave në Tiranë në mungesë të kredidhënies, shton dyshimet për burimet e financimit dhe pa strim parash.

“Për çështjen, që është në he tim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin heti met nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK.

Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të het ohet menjëherë edhe në vendin tonë.
Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft pr oblematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave.

Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit.

Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit. Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Evropian.

Ashtu sikurse jam mjaft i shq etësuar dhe i bre ngosur prej vitesh për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qëndruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar”, tha Meta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com