Loading...

Rikthimi në auditore, nesër skandon ultimatumi i studentëve

Mbi 9 mijë studentë kërkojnë rikthimin në auditore të paktën për seminaret, laboratoret dhe praktikat. Afati që studentët i kanë lënë Qeverisë për vendimin lidhur me rikthimin në auditore përfundon nesër, ndërsa studentët paralajmërojnë se do të bojkotojnë edhe mësimin online.

Studentët shprehen se shpresojnë që brenda ditës së enjte, Komiteti Teknik i Ekspertëve të kthejë një përgjigje pozitive lidhur me kërkesat e parashtruara 10 ditë më parë.
“Shpresojmë të kemi një vendim pozitiv për rikthimin në auditore. Është e pakuptimtë që lokalet qëndrojnë hapur dhe universitetet janë të mbyllura.

Ka propozime për organizime protestash para Ministrive të linjave, mund të bojkotohen provimet, por edhe mësimi online”, deklarojnë studentët.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një shtim të rasteve të reja me Covid-19, sikunder edhe numrit të vdekjeve, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se 7 ose 10 ditët e ardhshme pritet të kenë një shtim të rasteve. Kjo nuk favorizon rikthimin e studentëve në auditorë, ndonëse nesër pritet të ketë një përgjigje, bazuar në afatin që studentët i kanë lënë Komitetit Teknik.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com