Loading...

Luanë dhe tigra dalin pozitivë me Covid në një kopsht zoologjik

Tigrat dhe dy luanë rezultuan pozitivë në një kopsht zoologjik, një kujdestar i tyre gjithashtu rezultoi i infektuar, kurse njëra nga kafshët e infektuara është vrarë.

Një shpërthim i infektimit Covid është zbuluar në një kopsht zoologjik suedez, ku një tigër dhe dy luanë kanë kontraktuar koronavirusin. Tigri, i cili ishte shumë i moshuar, u eutanizua. Një anëtar i stafit të kopshtit zoologjik, gjithashtu rezultoi pozitiv.

Episodi daton më 13 Janar dhe më pas u konfirmua nga laboratorët Idexx, në Gjermani, ku ata analizuan mostrat e marra tek kafshët.

Fakti u njoftua nga Instituti Veterinar Suedez, i cili komunikoi të dhënat në faqen e internetit të Shoqërisë Ndërkombëtare për Studimin e Sëmundjeve Infektive (Isid).

Kopshtet zoologjike janë të mbyllura kudo në botë, prej pandemisë, ndërsa kafshët duket se janë futur në depresion për shkak të mungesës së vizitorëve.

Disa kafshë përjetuan lezione të vogla në traktin respirator, por pa simptoma të pneumonisë.

Tigri i infektuar ishte një femër 17-vjeçare, e cila u bë eutanizuese për shkak të simptomave të rënda të frymëmarrjes dhe neurologjike. Për gjendjen e përkeqësuar nga analiza klinike e kafshës, ishte mosha e avancuar dhe shanset e dobëta për shërim. Tigri kishte filluar të tregonte mungesë oreksi që më 9 janar: simptomat u përkeqësuan më 11, ditën kur u eutanizua.

Një tigër tjetër, një mashkull kësaj here, gjithashtu tregoi simptoma të lehta të frymëmarrjes, por jo neurologjike. Për më tepër, 2 nga 4 luanët që jetojnë në kopshtin zoologjik rezultuan pozitivë: ata gjithashtu kanë simptoma të lehta të frymëmarrjes, por nuk iu gjetën probleme neurologjike dhe oreksi i kafshëve nuk ndryshoi. Personeli i kopshtit zoologjik gjithashtu tregoi simptoma të infeksionit Covid: njëri prej tyre tashmë rezultoi pozitiv, ndërsa tre të tjerët po presin rezultatet e testit. Kopshti zoologjik është mbyllur dhe protokollet më të rrepta janë zbatuar për të parandaluar përhapjen e infeksionit midis kafshëve dhe stafit./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com