Loading...

Arian Cani e pyet live këngëtarin/ A je gay? Ja si përgjigjet

U konsiderua “Konçita shqiptare” dhe ga y për faktin se tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij në Festivalin e Këngës.

Në një lidhje direkte me Skype në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Mirudi thotë se nuk veshja e tij në festival nuk ka qenë fustan dhe orientimi s eksual që ka nuk duhet të shqetësojë askënd.

Mirudi: Nuk është puna nëse jam ga y apo jo, ka qenë problemi i veshjeve, shumë njerëz nuk e kanë ndjekur as performancën, shumë paragjykime, kam marrë kër cënime të mëdha, shumë njerëz kanë menduar që kam veshur fustan, kur në fakt unë kam veshur pantallona. Unë në asnjë performancave nuk kam veshur fustan, kështu që shumë njerëz janë ofenduar nga unë.

Arian Çani: Nuk janë ofenduar. Të kanë quajtur g ay në rrjetet sociale.
Mirudi: Po më kanë quajtur gay, më kanë quajtur femër, më kanë quajtur “Konçita e Shqipërisë”. Siç thashë unë nuk kam veshur fustan. Edhe po të vishja fustan nuk është problem se ne kemi veshje tradicionale që meshkujt kanë, por që nuk kam veshur fustan në asnjë prej netëve. Edhe portalet më kanë akuzuar se kam veshur fustan apo se jam Konçita, kur në fakt Konçita është tra nsgjinore dhe unë nuk jam tra nsgjinore. Kështu që unë jam mashkull, kam marrë ofendime të mëdha. Jam zgjuar çdo mëngjes, çdo ditë të festivalit, me mesazhe a je femër, a je mashkull, a je g ay apo je straight. U bë një temë shumë e gjatë.

Arian Çani: Po në fakt ti e ke deklaruar identitetin tënd s eksual? Ti je gay faktikisht?

Mirudi: Unë mendoj që ajo nuk është punë e askujt, unë në festival kam ardhur të bëj performancën. Kështu që ajo nuk ka të bëjë asgjë më s eksualitetin e dikujt.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com