Loading...

Tritan Kalo thirrje publikut: Kurrë mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë

Mjeku i njohur i Infektivit Tritan Kalo, nisur nga disa ngjarje sporadike të keqsjelljes në spitalet tona, mëngjesin e sotëm teksa shkonte në punë, ka bërë thirrje që të mos humbet tek ta besimi i publikut, por kërkoi që bluzat e bardha të inkurajohen në këto ditë të vështira.

“KURRË mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë, për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore”, – ka bërë thirrje mjeku Kalo.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane…. E Djelë 24.01.2021….. Udhës për në Spital, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive/Covid-1, Qëndra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, Tiranë…. Në Spital ku sheh e prek realitetin e Punës, Përkujdesit, Përkushtimit, Profesionalizmit e Humanizmit të një Ekipi të tërë Mantelbardhësh, Infermjerësh, Sanitaresh e Stafin mbështetës…. Infermjeret e papërtuara e duararta të Pavjonit të Parë: Luljeta, Suada, Aida dhe Xhesjana janë aty në çdo çast për të ofruar më të mirën e përkujdesit shëndetsor përkundrejt të sëmurëve me Covid-19….

KURRË mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë, për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore”….Disa episode të shkëputura të keqsjedhjes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuku duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë Mirëkuptimin dhe Mirëbesimin tonë reciprok….Ju duam dhe jemi aty duke vënë jo pak në rrezik edhe jetët tona, sepse ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për JU…. Together forever!!!
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com