Edhe një familje dibrane i gëzohet ardhjes në jetë të trinjakëve.
Bëhet fjalë për familjen Dardeshi, që i është gëzuar rastit të rrallë.
Ardhja në jetë e trinjakëve, në këtë kohë të vështirë pandemie, shihet edhe si një shenjë shprese mbi jetën, dhe triumfin e saj pavarësisht vështirësive që po kalon vendi dhe i tërë njerëzimi.
Trinjakët erdhën në jetë shëndoshë e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Lajmin e gëzueshëm e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, e cila tha se familja mori edhe bonusin special të bebeve.
Vetëm pak ditë më parë, në maternitetin e Shkodrës një nënë e re solli shëndoshë e mirë në jetë, po ashtu, trinjakë.
Sipas ministres, nga viti 2019 më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë. /NOA.al