Loading...

Arbana Osmanin publikon foton e djalit dhe i ankohet Eduartit, ja për çfarë

Pak muaj më parë moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Arbana dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj e pagëzuan djalin e tyre me emrin Diell.

Ndonëse nuk kanë postuar portretin e plotë të të birit, çifti kanë qenë aktiv në rrjetet sociale, ku kanë treguar se si ka ndryshuar jetesa e tyre tani.
Së fundmi, moderatorja ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shfaqet djali i madh, Joni bashkë me Diellin teksa luajnë lojën e preferuar, ‘lego’.

“Do na grijë nga lekët me këto lego dhe ky tjetri më duket, Eduart Grishaj”, ka shkruar Arbana përmbi foto, duke bërë edhe humor mes tyre.

Kujtojmë që edhe më herët Osmani ka treguar se ‘legot’ janë një ndër pasionet më të mëdha të Jonit dhe herë pas here blenë lojëra formuese.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com