Autoritetet greke në pikën kufitare të Kapshticës, kanë njoftuar se afati i bllokimi të kësaj pike kalimi do të shtyhet deri më 8 shkurt.
Ky vendim është marrë në bazë të masave për situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.
Dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë vijon të jetë e mbyllur. Ndërkohë që Dalja nga Greqia dhe hyrja për në Shqipëri do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Mjetet, si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.