Loading...

Lajm i fundit/ Mbyllet derbi i dh unshëm në Elbasan

Partizani-Tirana, derbi që u zhvillua në Elbasan pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë, u mbyll me fitoren e të kuqve.

Eraldo Çinari kaloi të kuqtë në avantazh, shtatë minuta para se të mbyllej ndeshja. Ai duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së Tiranës, pas gjuajtjes të Muratajt, e devijon topin me të majtën dhe e dërgon në fundin e rrjetës. Tirana dhe Partizani e mbyllën pa gola pjesën e parë. Në pjesën e dytë të dyja ekipet mbetën me nga 10 lojtarë, pas daljeve me të kuq të Bardhit dhe Bathës.

Partizani më ketë fitore thellon diferencën: 67 herë fitues i derbit, kundrejt 42 fitoreve nga Tirana.

Me këtë fitore, pas javës së 15-të, Partizani është ngjitur në kuotën e 26 pikëve, aq sa ka Teuta e vendit të dytë, ndërsa Tirana mbeti me 20 pikë. Vllaznia kryeson kampionatin me 35 pikë, ndërsa djemtë e detit kanë edhe një ndeshje për të luajtur.

Jashtë stadiumit të Elbasanit, tifozët e Tiranës dhe të Partizanit janë pë rleshur, duke shënuar incidente të rënda.

PARTIZANI-TIRANA 1-0

Shënues: Çinari 83′

Partizani: Hoxha, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Kordeiro (67′ Zhunior), Broja, Murataj, Bardhi, Solomon (68′ Cara), Asani (79′ Çinari). Trajner: Ilir Daja

Tirana: Bekaj, Hoxhallari, Najdovski, Toshevski, Ismajlgeci, Halili (67′ Kuka), Toli, Batha, Torasa, Seferi (67′ Danso), Muçi. Trajner: Nevil Dede

Kartonë të verdhë: Bardhi, Kordeiro, Solomon / Batha, Hoxhallari, Danso

Kartonë të Kuq: Bardhi 52’/ Batha 55′

Gjyqtar: Enea Jorgji. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com