Loading...

Të dënuar për vrasje, përdhunim dhe drogë, tre shqiptarë sillen nga Anglia në Shqipëri

[sgmb id=”1″]

Tre shqiptarë të dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar në Shqipëri ku do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit të marrë nga drejtësia britanike.

Burime nga Policia e Shtetit thonë se të ekstraduarit janë të dënuar për vrasje, trafik droge dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Drejtësia britanike ka pranuar kërkesat e tyre që të transferohen e të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare dhe pas kësaj,  Interpol Tirana ka bërë ekstradimin e tyre.

Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se ekstradimi i tyre është kryer në orën 12:30 të së mërkurës.

Ata janë Masimo Fishti, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika, 38 vjeç, nga Durrësi, i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge, dhe Edison Mulaj, 21 vjeç, nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim e grabitje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com