Loading...

Arr estohet 48-vjeçari shqiptar në Itali, ja cfarë i gjeti po licia në makinë dhe si u justifikua (emri)

Një shtetas shqiptar është kapur nga po licia italiane me një sasi prej 22.5 kg ko kainë. Mediat fqinje raportojnë se është arr estuar shqiptari 48-vjeçar, Marin Dajani, banues në Verzuolo, në zonën e Cuneos, ndërsa rr ezikon deri në 20 vite bu rg.

Dyshues për efektivët ka qenë shpejtësia e makinës “Land Rover”, me të cilin udhëtonte shqiptari. Kur u ndalua, ai u tregua nervoz dhe u justifikua se po shkonte tek disa të afërm. Mirëpo kjo bëri që po licia të ushtronte një kontroll më të thelluar në makinë.

Ajo që u bëri çudi agjentëve, ishte mënyra se si ishin vendosur dy sediljet e para të makinës dhe në këtë mënyrë i çmontuan.

Dajani kishte krijuar dy hapësira nën sedilje, ku ishin fshehur 23 pako me ko kainë të mbështjella. Pakot peshonin nga 500 gramë deri në 1 kilogramë. Në total autoritetet mësuan se bëhej fjalë për 22 kilogramë ko kainë, vlera e të cilës shkon në 1.5 milionë euro në treg.

Por ajo që ishte më e çuditshme ishin mbishkrimet në pakot e dr ogës. Në dy prej tyre ishte shënuar emri i qytetit shqiptar Milot, ndërsa në një tjetër Ke nzo. Nuk dihet se nga është nisur sasia e dr ogës apo se ku ishte destinacioni i saj.

Mësohet se Dajani, pavarësisht se u kap në Itali, ishte rezident në Zvicër. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, por është dërguar në burgun e Cuneo-s, ku po bëhet gati për t’u gjykuar. Kjo sasi dr ogë, është në fakt më e madhja e kapur ndonjëherë në Cuneo. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com