Një helikopter ushtarak, u rr ëzua gjatë një stërvitjeje në Nju Jork, ku mbetën të vd ekur tre anëtarë të Gardës Kombëtare.
Mjeti, një helikopter për evauime mjekësore, “UH-60 Black Hawk”, thuhet se u rrë zua në një fushë bujqësore në perëndim të Nju Jorkut.
Incidenti ndodhi rreth orës 6:30 pasdite të mërkurën në Mendon, një qytet rural në jug të Rochester, ndërkohë që rrethanat janë ende nën hetim.
Fotot e skenës së ak sidentit të publikuara nga mediat lokale, treguan rrënojat e helikopterit në flakë në një fushë të mbuluar nga bora.
Sherifi i Qarkut Monroe, Todd Baxter, tha në një konferencë për shtyp se dëshmitarët që telefonuan shërbimet e urgjencës, raportuan se kishin dëgjuar zhurma të një motori që di gjej dhe thanë se mjeti i rrëzuar, po fluturonte shumë ulët.
Sipas raportit të sherifit, nuk ka të mbijetuar nga ak sidenti. Baxter i cilësoi tre oficerët që hu mbën jetën në ak sident, “amerikanë të mëdhenj”.
Ndërkohë, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo deklaroi se sot, flamujt në ndërtesat shtetërore do të ulen në gjysmë-shtizë për nder të viktimave.
“Anëtarët e Gardës Kombëtare, janë ushtarët tanë, qytetarë që shërbejnë dhe mbrojnë vullnetarisht. si këtu ashtu edhe jashtë vendit dhe unë iu drejtoj lutjet dhe ngushëllimet nga të gjithë njujorkezët familjes, të dashurve dhe shokëve të këtyre heronjve të nderuar “, – tha ai. /noa.al/