Loading...

Eugena Tomini emërohet zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës në ISHP, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, në luftën kundër Covid 19, Eugena Tomini, është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Tomini ka qenë shumë aktive gjatë pandemisë së Covid-19, ndërsa është edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Pas këtij emërimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëhet me 4 zv/ministra. Aktualisht këtë post e mbajnë edhe Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com