Loading...

P olicia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për dosjen e ’21 janarit’

Një ditë para “21 Janarit”, P olicia e Tiranës ka kërkuar rifillimin e hetimeve për ngjarjen e ndodhur një dekadë më parë.

Nesër mbushen 10 nga 21 janari i 2011-ës, kur gjatë një pro teste të opozitës së asokohe u v ranë te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 pro testues.

Bëhet me dije se p olicia ka dorëzuar në prokurori letër kërkesën, ku i kërkohet prokurorisë riinspektim hetimor.

Gjithashtu kërkohet që të ketë riekspertim për predhën që është gjetur në trupin e Aleks Nikës, si dhe të ripyetën personat që kanë dijeni me ngjarjes kryesisht ish-efektivë të gardës.

Ndër të tjera kërkohet që të rishikohen pamjet filmike që janë të fokusuara tek tre nga të vrarët Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda, si dhe disa nga të pl agosurit.

Sipas Top Channel Policia e Tiranës kërkon riinspektim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe pl agosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika mbetën të ekzekutuar para kryeminsitrisë, nga p lumbat e gardës, por pavarësisht ngjarjes ende sot nuk ka njeri pas h ekurave./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com