Loading...

Mijëra euro në makinë, i riu përfundon keq

[sgmb id=”1″]

Sërish policia ka goditur një rast të ri të falsifikimit të monedhave.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me inicialet R.Z, 36 vjeç banues në Belsh.

Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 13.10.2017, në Lagjen “Emin Matraxhiu” pranë një karburanti duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është ndaluar nga efektivat e policisë dhe gjatë kontrollit të mjetit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2800 Euro të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve B.H., 49 vjeç dhe K.V., 66 vjeç banues në Kuçovë. Këta shtetas dyshohen të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminaleMaterialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com