Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë deklaratat e tij në adresë të Bashkimit Europian, ku sipas tij nuk është bërë një shpërndarje e drejtë për vendet e Ballkanit me vaksinën anti-Covid.
Po ashtu, Rama sqaroi se ambasada franceze gabaoi në notën e protestës, pasi sipas tij nuk bëhet fjalë për dashuri, por bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve.
Kreu i qeverisë tha se nuk ka bërë asnjë sherr me Bashkimin Evropian, por deklaratat e tij janë bërë referuar reagimeve të OBSH.
“Unë nuk kam bërë asnjë sherr me BE dhe mua nuk më ndalon askush të them opinionin tim. Mos u merrni me opinionin tim, por me opinionin e OBSH. Nuk ka të drejtë as ambasada franceze, opozita jo e jo dhe shembulli im është ai i OBSH. Lexojeni çfarë ka thënë OBSH për shpërndarjen e vaksinës. Ka thënë jemi në prag të një katastrofe morale”.
“E çfarë thashë unë që u mërzitën këta! Për respektin dhe dashurinë ndaj Francës, unë konkurroj me çdo francez. Është një situatë që është e qartë. Këtu është fjala për të mbrojtur dinjitetin dhe njerëzit dhe kur është fjala për këtë, nuk nuk e kam gjuhën e nënës për të mos folur, duhet të shprehem. Ku është problemi këtu, pse mëzritet BE? – deklaroi Rama. – Duhet t’i themi BE bravo që na harruat dhe na latë jashtë, apo të bëjmë sikur nuk kuptojmë! Ne jemi miq dhe e dimë se çfarë kanë bërë ata për ne.
E ça do me thënë kjo, mos hap gojën për të mos folur për njerëzit e mi pse mërzitet ambasada? Unë kam thënë një fakt për të ilustruar që shpejtësia e vaksinimit nuk është e drejtë. Pse duhet të bëjmë ne operacione sekrete për të sjellë vaksina në Shqipëri”, – shtoi kryeministri. /noa.al/