Loading...

Vuçiç i trembet ‘Shqipërisë së Madhe’: ‘Haradinaj është një politikan i rrezikshëm dhe serioz’

Deklarata e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për mundësinë e bashkimit të Kosovës në një ‘Shqipëri të Madhe’, është pritur me reagime në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përsëriti të martën se ideja rrezikon të kthehet në realitet nëse Haradinaj do të zgjidhej këtë vit president, siç edhe ka ambicien, dhe nëse Vetëvendosja e Albin Kurtit do të merrte qeverinë në muajin shkurt, siç edhe tregojnë sondazhet.

“Ramush Haradinaj është një politikan i rrezikshëm dhe serioz. Ata të bëjnë ç’të duan, por ne do e kemi një përgjigje të mirë dhe tw pwrshtatshme. Qytetarët tanë të mos shqetësohen,” deklaroi Vuçiç.

Haradinaj e bëri deklaratën teksa prezantoi programin dhe ekipin elektoral të partisë së tij, “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai fajësoi autoritetet europiane se po e mbajnë pezull progresin e vendit, të izoluar dhe nuk po i japin zgjidhje konkrete konfliktit të ngrirë Kosovë-Serbi.

Në konferencën për shtyp, kryeshtetari serb, tha se Prishtinën e presin veprime të befta nga pala tjetër, nëse i shmanget marrëveshjeve të arritura deri tani në Bruksel apo në Uashington.

“Siç është për ta Kosova shtet i pavarur, edhe për ne ajo është pjesë e Serbisë, veçanërisht për shkak të kujdesit për popullin serb që jeton atje dhe që e perceptojnë Kosovën si territorin e tyre, – vijoi ai. – Ne do të jemi në gjendje të reagojmë ndaj kësaj. Unë nuk po kërcënoj askënd, por krijimi i një Shqipërie të Madhe është një kërcënim për Serbinë dhe rajonin dhe për Europën dhe botën” shtoi Vuçiç. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com