Loading...

Tre vjet nga ngritja e flamurit “Autochtonous” midis Beogradi

[sgmb id=”1″]

Sot tre vite më parë, 14 tetor 2014, në stadiumin “Partizani” në Beograd, u ngrit flamur “Autochtnous” nga Ismail Morina – Ballisti.

Askush nuk e harron çastin kur u këndua himni kombëtar shqiptar, vërshëllima dhe kore rraciste pafund, një stadium i tejmbushur me njerëz që mund të kishin lidhje me gjithçka tjetër, por jo me futbollin.

U luajtën vetëm 42 minuta lojë, pasi afër fundit të pjesës së parë, mbi kokat e 30 mijë tifozëve serb, fluturoi një dron që mbante varur një flamur me hartën e Shqipërisë etnike, ku shkruhej fjala “Autochtono us” ndërsa në anë qëndronin dy figura emblematike të historisë së kombit tonë, Ismail Qemali e Isa Boletini.

Ndërprerja e ndeshjes do të kalonte gjithë hallkat e drejtësisë së UEFA-s, deri në gjykatën e arbitrazhit sportiv, ku u vendos pas disa muajsh që Shqipëria të fitonte tre pikët në tavolinë. Kjo fitore iu dedikua me të drejtë njeriut që inicioni dronin mbi Beograd. Ismail Morina u bë hero për shqiptarët, pasi edhe kualifikimi historik i Shqipërisë në Europian ishte dhe meritë e tij

Sot pas tre vjetësh kohët kanë ecur shpejt, Shqipëria mbylli eleminatoret e Botërorit duke mos arritur dot kualifikimin, ndërsa Ballist Morina vuan në burgjet e Kroacisë, ku pret ekstradimin drejt Serbisë, me akuzën absurde se ka nxitur urrejtjen etnike dhe fetare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com