Loading...

Zh duket pa lënë gjurmë në Shqipëri ish-arbitri italian/ Makina gjendet e d jegur në…

Prej më shumë se 10 ditësh ish-arbitri italian, Davide Pekoreli është zhd ukur prej në Shqipëri.

Biznesmeni italian 45-vjeçar, i cili kishte marrë me qera një automjet “Skoda”, është zh dukur pa lënë gjurmë.

Sipas medias italiane “La Nazione”, automjeti është gjetur i dj egur në zonën e Gjegjanit (Pukë), ndërsa brenda makinës janë gjetur disa materiale, për të cilat ka dyshime se mund të jenë mbetje njerëzore.

Përveç hotelerisë, ish-arbitri investon dhe në parukeri, ku ka hapur disa të tilla në Milano. Madje, Davide Pekoreli ka investuar dhe në Shqipëri prej një viti si dhe kishte një fëmijë me një shqiptare.

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë të dhëna të plota për Pekorelin, ndërsa ngjarja po hetohet në vazhdim. Po licia ka njoftuar familjarët e tij duke kërkuar të dhëna plotësuese.

Sipas informacioneve, ai kishte mbërritur në Shqipëri më 7 janar. Më pas udhëtoi me një automjet tip “Skoda” të marrë me qera. Më tej, vendodhja dhe fati i tij mbeten akoma mi ster.

Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë.

Davide Pekoreli, i cili zotëron një restorant në Lama, bashkia San Xhustion, ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, si dhe ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com