Loading...

Histori si në filma/ H ajdutët i kthejnë makinën e vj edhur pronares, arsyeja do t’ju lërë pa fjalë

Një histori e padëgjuar më parë ajo që i ka ndodhur një gruaje në Itali, ku ha jdutët që i kishin marrë makinën, ja kthyen sërish pas disa ditësh, e madje shoqëruar edhe me një letër ndjese.

Maria Elena Barile-s, cila vuan nga skleroza e shumëfishtë, iu vodh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë.
Pas kësaj, e bija, Rita Damiani, bëri një postim pr ekës në rrjetet sociale, ku tregonte se automjeti ishte i përshtatur për personat me aftësi ndryshe dhe se nënë së saj nuk i kishin vje dhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.

E me sa duket historia e gruas ka prekur edhe vetë hajdutët. Ato i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër ku i kërkonin të falur.

“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Edhe njëherë ndjesë, ha jdutët”, shkruhej në letër.
Fotoja e letrës është publikuar nga vetë Rita Damiani, pasi gjeti makinën e së ëmës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com