Loading...

‘Kërcënimi’ i Ramës për policinë: Shefat që dredhin zinxhirë dhe pinë raki

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Rama me tone te forta ka paralajmeruar masa ndëshkuese për të gjithë ata punonjës të Policisë së Shtetit që nuk zbatojnë detyrën, duke nisur nga përjashtimet, e deri tek procedimet penale.

“Duke marrë shkas ndaj një krimi të papranueshëm në Lumin e Vjosës duhet të nënvizoj se çdo krim mjedisor që zbulohet nga media dhe nuk është parë akoma nga policia e shteti, është një mbyllje sysh e papranueshme, për të cilat praktika e nisur dje duhet të kthehet në normë. Mbyllja e syve duhet ndëshkuar me pezullim, madje dhe me ndjekje penale për ata drejtues të policisë, shefa komisariate që dredhin zinxhirë dhe pinë raki, për të kthyer me qëllim trupin dhe sytë, bëhen zhvillime të tilla. Kjo është një zonë që duhet mbrojtur në shumë elemente të tjerë të natyrës dhe përfaqësues të policisë së shteti këtu të pranishëm, duhet ta kenë të qartë se krimet mjedisore janë njësoj me ato njerëzore. Nëse refuzojnë të përfaqësojnë shtetin dhe refuzojnë të zbatojnë ligjin, shteti dhe ligji do veproj ndaj tyre. Kjo nuk ka asnjë diskutim, ne kemi nisur që tani”, tha Rama.

Ngjarjet e rënda/ Rama tërheq vërejtjen, Xhafa paralajmëron ndryshime në polici

Situata e rendit dhe sigurisë në vend dhe në mënyrë të vecantë zbulueshmëria e autorëve ka qenë një pikë e rëndësishme që kryeministri Rama ka theksuar nga Vlora se duhet të ndryshojë me urgjencë.

“Nuk duhet t’ja lejojmë vetës të kemi një ngjarje, një ngjarje të vetme kriminale të pazbuluar, jo më disa”- tha Rama, duke i dhënë fjalën ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm theksoi se së fundi kemi disa ngjarje të rënda dhe ka pranuar se ka pasur edhe mungesë eficente të strukturave të policisë.

“Kemi 5-6 ngjarje të rënda me vrasje dhe viktima dhe jetë të pafajshme dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë që është shqetësuese. Kjo do na detyrojë të bëjmë një analizë të thellë me forcat përkatëse,  me ndryshimet dhe përmirësimet e duhuara qoftë në përbërje qoftë në drejtimin e tyre”- tha Xhafa.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com