[sgmb id=”1″]
Është vetëdorëzuar në policinë e Lushnjes një prej personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin e dy ditëve më parë në Lushnje.
Julian Sula, i cili dyshohet si personi i tretë në atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e sotme dhe po merret në pyetje nga uniformat blu.
Në kërkim janë shpallur Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, të dyshuar si autorët e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.