Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi në 60 vitet e tij si tifoz i skuadrës së Tiranës, si përqafoi ngjyrat bardhë e blu që 3 vjeç.
Bamir Topi njihet si tifoz i Tiranës madje ka qenë edhe president nderi i këtij klubi.
Topi flet për rivalitetin me Partizanin, ndikimin negativ të politikës në sport dhe gabimin që nuk ia fal Edi Ramës.
“Unë duke e njohur shumë mirë jetën e sportit, sportiviteti të bën që të jesh vetëm objektiv, nuk mund të jesh subjektiv. Unë kam sjellë në tribunën e stadiumit njerëz që nuk kishin shkelur ndonjëherë në stadium”, – tha ish Presidenti i ftuar në “Pasó” në Top Albania Radio.
Në momentin që inaugurohet stadiumi “Arena Kombëtare”, ish-Presidenti i Republikës që shkonte në çdo ndeshje, papritur është harruar nga kryeministri Edi Rama.
U ftuan edhe vajza të “show-biz” apo njerëz që nuk kishin parë asnjë ndeshje në stadium me apo biletë, por çuditërisht nuk kishte vend për Bamir Topin.
Bamir Topi kur ishte Presidenti i Tiranës tha se e ka tërhequr Ramën në tribunën e stadiumit, kur ishte Kryetar Bashkie dhe pa se kishte fobi nga tifozët e Tiranës. “I kam dhënë leksione se si mund të harmonizoheshin gjërat, nuk i çon ftesë ish-Presidentit të Republikës. Problemi është që gabime të tilla veshin njerëz që nuk kanë ndonjë lidhje organike me sportin”, – tha Bamir Topi.
/NOA.al