Loading...

Si u ‘zh dukën’ dy t rafikantët në Vlorë dhe sa paguan e migrantët për udhëtimin me gomone

Gomonia me 57 persona e cila i kap në det të hapur në zonën e Vlorës më 9 janar 2021, ka rr ezikuar serozisht mbytjen, nëse anija e Rojës Bregdetare që i shkoi në ndihmë nuk do të mbërrinte në kohë.

Mjeti lundrues është gjetur duke pluskuar në det rreth orës 22:00 të darkës kur ishte fu ndosur pjesërisht në pjesën e pasme të saj dhe dallgët kalonin mbi njerëzit dhe fëmijët e mitur që ndodheshin në bord.

‘Ora News’ ka zbardhur skemën e trafikimit të 55 klandestinëve sirianë dhe egjiptianëve nga brigjet e Vlorës në drejtim të Italisë, pranë grykëderdhjes së Vjosës.

Nga të dhënat e hetimit, mbetet mister se si mundën të ikin dy tra fikantët shqiptarë që drejtonin gomonen, të cilët hipën në anije gjatë operacionit të shpëtimit, por më pas u zhd ukën.

Kapiteni i anijes, që i shkoi në ndihmë gomones dhe stafi i tij, kanë deklaruar se në bord ishin prezent dhe dy shtetas shqiptarë, të cilët nuk janë parë më në anije, sapo mjeti lundrues i është afruar portit detar.

Për identifikimin e tyre, po licia dhe Prokuroria e Vlorës janë duke kryer hetime mbi faktin se si mundën të largohen nga anija dhe më pas nga zona e kalatës së portit detar Vlorë, dy tr afikantët.

Nga ana tjetër, hetuesit kanë mësuar se çdo klandestin ka paguar, 4 deri në 5 mijë euro tek trafikantët që u premtuan transportimin drejt Italisë.

Komunikimi me organizatorët e grupit bëhej me numra të koduar në rrjetin ëhatsapp. 55 emigrantët e kapur në bordin e gomones, kanë dëshmuar se kishin hyrë në Shqipëri në dhjetor 2020 dhe janë strehuar në disa hotele në periferi të Tiranës, derisa u nisën për në Vlorë për të lundruar drejt italisë.

Në bregdet, klandestinët janë pritur nga dy tra fikantët që kanë nisur gomonen, por kanë arritur të lundrojnë vetëm 15-20 minuta pasi kanë pasur vështirësi nga dallgët.

Refugjatët kanë kërkuar kthimin pas, por gomonia nuk mund të lundronte, pasi ishte mbushur me ujë.

Në këto kushte, dy tra fikantët shqiptarë i kanë kërkuar klandestinëve që të kërkonin ndihmë në po lici, duke telefonuar numrat e emergjencës.

Pas kësaj telefonate, gomonia ka qëndruar për rreth 2 orë në det të trazuar, deri në mbërritjen e anijes së shpëtimit, e cila i ka marrë në bordin e saj, ndërsa gomonia është fundosur plotësisht./noa

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com