Loading...

Jepet vendimi për sanitaren e skandalit në spitalin Covid-2

Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arr est me b urg” për sanitaren e spitalit COVID 2, Tire Alldervishi, e cila akuzohet për ma shtrim pas skandalit me një paciente të këtij spitali, vajzës së të cilës i ka marrë 8 mln lekë, duke u hequr si infermiere.

Alldervishi është shfaqur fillimisht në gjykatë pa avokat, teksa e shoqëruar nga një efektive policie ka deklaruar se e ka lajmëruar avokatin, por nuk i di arsyet që ai nuk ka ardhur.

Me kokën ulur, ajo ka pritur vendimin e gjykatës, teksa prokuroria më herët ka kërkuar masën “arrest me burg” me akuzën për mashtrim më shumë se një herë.

Gjyqtarja: Kur e keni marrë zonjë avokatin?

Tirja: Pardje

Gjyqtarja: Po ku është avokati, apo…?

Tirja ngre supet dhe nuk flet asnjë fjalë.

Sanitarja 58-vjeçare e spitalit Covid-2 është vënë në pr anga ditën e djeshme, pas publikimit të disa pamjeve nga emisioni “Stop”, në të cilat duket se ajo ka marrë të paktën 8 milionë lekë të vjetra nga vajza e pacientes e cila më pas ndërroi jetë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com