Loading...

De noncimi/ 30-vjecari i zh vat paratë vajzës së ‘pasur’

Ky mesazh që mund të lexohet si përkushtim dhe përkujdesje në një raport, mes një femre dhe personit të zemrës së saj, në fakt është një mesazh fr ike dhe nënshtrimi.

Pas këtij mesazhi fshihen dhjetra kër cënime dhe sha ntazhe për deni grim publik.

Festim O. është një 30 vjeçar i shpallur në kë rkim nga po licia për gjo bëvënie dhe arr atisje . I riu nga Librazhdi sipas pol icisë pasi e shfrytëzoi të dashurën e tij nga Tirana, kur e kuptoi se ajo ishte ‘e pasur” dhe mund të përvetësonte akoma më tepër para nga të ardhurat e prindërve, i rriti kërkesat dhe nisi të vendosë gjo ba ndaj saj.

Sipas burimeve të gazetës Si e reja, studente dhe banuese në kryeqytet u njoh me Festim O. gjatë pushimeve verore dhe për një kohë të gjatë e ndihmoi duke i plotësuar kërkesat , pasi ai ankohej vazhdimisht për pamundësitë dhe vështirësitë e jetës.

“U takuam për herë të parë në Himarë dhe më pas lidhja jonë vijoi, isha e dashuruar pas tij” tregon e reja e cila për disa kohë është kërcënuar dhe shantazhuar nga 30 vjeçari.

“Do publikoj fotot tona intime, do i shpërndaj ngado, do ua nis prindërve dhe të njohurve” I shkruan mes të tjerash i kërkuari , i bindur se sa herë që ai kërkonte para ajo do ja jepte në zarf madje do i lutej për takimin sa më shpejt dhe ku të dëshironte ai .

E reja tregon në po lici: “ Nga fillimi I tetorit pas njohjes , I dhashë me dëshirën time dhurata të shumta. Meqënëse kishte nevojë nisa ti jap para, shuma të ndryshme. Njëherë I dhashë 8 mijë lekë, më pas 60 mijë lekë të reja, më pas 40 mijë lekë të reja , e kështu 20 mijë lekë të reja dhe sa të mundja” shpjegon vajza bujare që për çdo herë që e shikonte ngushtë të dashurin nga ana ekonomike nuk ka hezituar ta mbështesë.

“Këto shuma nuk ja dhashë nga kë rcënimet dhe as k anosjet apo shantazhet, por ja dhashë me dëshirë, pasi herë pas here kishte probleme me punësimin”– thotë më tej studentja që citohet nga burime po licore që trajtuan rastin dhe e bëjnë publik për gazetën Si.

Por ndërsa për një kohë të gjatë studentja ka paguar shpenzimet e të dashurit që pak nga pak , sic u kuptua më vonë nuk po gjente me justifikime për të kërkuar ndihmë dhe para. Ai kishte menduar që çastet intime t’i fotografonte për t’i shfrytëzuar si një plan B.

“I dashuri më kërkoi një shumë prej 2 mijë euro. Më tha se do shkonte në Gjermani. Më vendosi afat. I tregova se nuk mundja ku t’i gjeja aq para sepse do më kuptonin prindërit dhe pastaj Festimi ma shtyu afatin, më urdhëroi se mund ta zbriste në 1200 euro” deklaron e reja

Mbas shumë ditësh, sipas hetimit, dhe komunikimit me telefon, vajza I shkruan

“Nuk munda t’i siguroj lekët”. Sipas po licisë 30 vjeçari nga Librazhdi ac arohet dhe I përgjigjet “ Nëse nuk I gjen paratë , do të publikoj fotot, do të nxjerr të zhveshur jashtë shtëpisë dhe nëse tregon do të vr as”

E ndodhur para një fakti të tillë 22 vjeçarja njofton prin dërit dhe kërkon prej tyre zgjidhje. Mbas dorëzimit të shumës së kërkuar, 30 vjeçari u arr estua pranë një lokali të njohur, por teksa gjykata e la nën arr est shtëpie, ai rezulton se është arr atisur dhe për këtë shkak është shpallur në kë rkim që prej dhjetorit 2019

Nga kqyrja e aparatit të telefonit të gjo bëvënsit agjentët janë sht angur kur kanë zbuluar se në rubrikën e mesazheve janë gjetur fotografitë e vajzës së kë rcënuar , emrin e të cilës 30 vjeçari e kishte shënuar shkurt “pl ehra” .

Në njërën nga bisedat studentja shkruan “Festim zemër, hajde merri se mos m’i gjejnë lekët të shtëpisë, dhe të lutem fshiji fotot e mia se do ti jap lekët që do”.

Në një bisedë tjetër e reja shkruan ”kur të vish në Tiranë më njofto, ku je se kam fr ikë mos e marrin vesh prindërit, më merr të lëmë orarin për lekët”

Komunikimi i fundit i studentes është “ porosinë ta kreva, dhe nesër ti do t’i fshish fotot siç më premtove”

I riu sipas agjentëve nuk është gjendur në banesë kur është tentuar t’i komunikohet akuza . “ Ai jeton në Librazhd dhe zbuluam që është arr atisur ndaj dhe është shpallur në kërkim dhe përveç sht rëngimit me anë të ka nosjes për marrje pasurie do të het ohet edhe për largim nga vendi i të bu rgosurit” mbylli shpjegimin një burim pol icor i gazetës Si, sipas të cilit , të rinjtë duhet të bëjnë shumë kujdes me të dhënat personale dhe kujt ja besojnë privatësinë.

“Shumë partner dhe ish partnerë rezulton se gjatë pandemisë kanë gjo bitur dhe përvetësuar shuma , duke përdorur fotografi dhe video intime të shkrepura gjatë lidhjes” theksoi zyrtari i njësisë C . , pranë p olicisë së shtetit.

“D istancimi social dhe kufizimet e lëvizjeve kanë sjellë një bum den oncimesh , për krimet që kryhen përmes rrjeteve sociale , ku përfshihen jo vetëm gj obëvëniet por edhe mashtrimet kompjuterike” mbyll rrëfimin e tij eksperti i po licisë./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com