Loading...

E rra hën dhe i rr ëmbyen qenin e saj, ja shpërblimi që cakton për kthimin e tij…

E zonja e një qeni ka caktuar një shpërblim të majmë për kthimin e këlyshit të saj, i cili u rr ëmbye nga një grup vj edhësish të ar matosur.

E rr ahën duke e lënë me fytyrë të enjtur e me gë rvishtje, por hu mbja e qenit duket se është edhe dhi mbja më e madhe, që po përjeton, pas ngjarjes.

Sipas medieve amerikane, vajza e tme rruar deklaroi se ishte ndaluar me arm ë nga vj edhësit e qenit të saj, një “bulldog” francez pesë muajsh , që ajo e quajti, Chloe.

Sarah Vorhaus nga San Francisco, në SHBA, ka ofruar një shpërblim prej $2,000 për kthimin e qenit.

30-vjeçarja tha se vjedhësit po e ndiqnin dhe i kishin ulëritur “më jep qenin”.

Kur ajo u kthye ata e goditën disa herë në fytyrë, ndërsa një prej banditëve mbante në dorë një pistoletë.

Ata më pas morën këlyshin, e futën në makinën e grabitjes dhe u larguan. Sarah kishte mbetur me buzë të çarë, një sy të nxirë dhe të tjera shenja dhune.

Ajo tha për rrjetin ABC7 se kishte thërritur për ndihmë dhe një kalimtar më pas kishte thirrur ambulancën. Zonja Vorhaus thotë se është e dëshpëruar të ketë përsëri Chloe, shëndoshë e mirë.

“Nuk bëjmë asnjë pyetje, paguajmë gjithçka, nuk duam të dimë çfarë ndodh me ata, duam vetëm të kthehet Chloe.” Policia tha se ka nisur hetimet për grabitjen e denoncuar./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com