Loading...

‘Twitter’ i bllokon llogarinë/ Trump: Duan të më mbyllin gojën

Donald Trump është bllokuar përgjithmonë nga rrjeti social “Twitter”. Njoftimi u bë nga vetë platforma sociale, duke specifikuar se “pas një rishikimi të kujdesshëm të postimeve të fundit dhe kontekstit rreth tyre, ne kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për rre zikun e nxitjes së mëtejshme të dhu nës”.

Gjithashtu u hoqën “tweet”-et që presidenti amerikan në largim shkruan nga llogaria zyrtare e presidencës amerikane @Potus, sepse ka “shkelur rregullat”.

Trump ishte bll okuar për 12 orë, për nxitjen e mbështetësve të tij për të marshuar në Kapitol në përpjekje për të parandaluar Kongresin nga njohja e fitores së presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

“Në kontekstin e ngjarjeve të tm errshme të kësaj jave, të mërkurën ne e bëmë të qartë, se shkeljet e mëtejshme të rregullave të Twitter, potencialisht do të çonin në të njëjtën mënyrë veprimi, – thuhet në një deklaratë. – Ne e kemi bërë të qartë për vite me radhë, se këto llogari nuk janë plotësisht jashtë linjës. Kundër rregullave tona nuk mund të përdoret Twitter-i për të nxitur dhu në”.

“Twitter” gjithashtu shkruan se “planet për pr otesta të dhu nshme në të ardhmen tashmë kanë filluar të përhapen” në platformë, “duke përfshirë një demonstrim të dytë” në Capitol Hill më 17 janar, tre ditë para se Joe Biden të betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar presidenti në largim. “Duan të më mbyllin gojën, por nuk do t’ia dalin”, – tha Donald Trump.

Vendimi i “Twitter”-it, ka zemëruar edhe Trump Jr: “Fjala e lirë vd iq me teknologjinë. Ajatollahu dhe regjimet e tjera diktatoriale mund të kenë llogari në Twitter pa probleme, pavarësisht kë rcënimit të gje nocidit ndaj vendeve të tëra dhe vra sjes së ho moseksualëve, – shton ai, – por presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të pezullohet përgjithmonë. Mao do të ishte krenar”. Ndërsa Jason Miller, këshilltari i presidentit Trump, flet për një “vendim të ne veritshëm”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com