Shqipëria prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.
Reshjet kanë shkaktuar probleme të theksuara në disa zona të vendit, ku situata më e vështirë paraqitet në zonën e Shkodrës.
Adiola Bani nga Meteoalb thotë se reshjet më të dendura të shiut janë regjistruar në zonat veriore dhe veriperëndimore.
“Zona më problematike vijon të mbetet zona veriore, dhe kryesisht veriperëndimore, Shkodra, Lezha, Bajram Curri dhe zona e Kukësit. Pellgu i Drinit në përgjithësi ka pasur sasinë më të konsiderueshme të reshje”.
Bami shto se në orët e mbrëmjes dhe deri nesër paradite do të këtë shkëputje të reshjeve të shiut, çka do të bëjë që situata të jetë më e qetë.
Specialistja e Meteoalb u shpreh gjithashtu se e diela dhe dita e hënë do të ketë shtime të reshjeve.
“Pritet të kemi një shkëputje reshjesh sot gjatë orëve të mbrëmjes dhe nesër gjatë paradites, për t’u rikthyer nesër paradite, por nuk do të jenë në nivelin që kanë rënë deri sot, por sërish e diela dhe e hënë do të sjellin fuqizim të reshjeve. Do të kemi ndërprerje të tyre gjatë të hënës dhe të martës, dhe përmirësimin e motit e kemi pas mesit të javës për t’iu rikthyer normalitetit”, tha Adiola Bami. /NOA.al