Një shqiptar në Gjermani konsiderohet me fat, sepse ai dhe gruaja e tij gjermane kanë sjellë në jetë katërnjakët, në Klinikën e Gjinekologjisë në spitalin e Augsburgut, gjë që ndodh një herë në 100 vjet mesatarisht, pa terapi të fertilitetit.
Së pari në jetë erdhi Leoni pastaj Luis, vazhdoi Aroni dhe në fund Beni. Lindja e katërnjakëve të Michaela Seidl dhe partnerit të saj shqiptar Valmir Bytyqi, në spitalin e Augsburgut zgjati tre minuta. Katër djemtë janë në gjendje të mirë shëndetësore, të gjithë peshonin njësoi 1.300 gramë dhe marrin frymë rregullisht.
Për momentin ata ndodhen në kujdesin intensiv për fëmijë të parakohshëm për shkak se erdhën në jetë dy muaj me herë me prerje cezariane. /NOA.al