Loading...

Mbyllet vrima e ozonit antarktik, që ka thyer rekordin në vitin 2020

Vrima e ozonit antarktik, që ka thyer dhe rekordin në vitin 2020, u mbyll në fund të dhjetorit. Lajmi u certifikua nga Organizata Botërore Meteorologjike (OMM-WMO), e cila në lidhje me kontributin në krijimin e ngjarjes, theksoi se bëhet fjalë për “një sezon të jashtëzakonshëm për shkak të kushteve natyrore të motit dhe pranisë së vazhdueshme të substancave që shkatërrojnë shtresën e ozonit në atmosferë”.

Ishte “vrima me jetëgjatësi dhe një nga më të mëdhatë dhe më të thella që kur monitorimi filloi 40 vjet më parë”.

OBM-ja kujtoi se që nga mesi i gushtit, hapja në shtresën e ozonit është rritur me shpejtësi, duke arritur një kulm prej rreth 24.8 milionë kilometra katrorë në 20 shtator dhe duke u përhapur në pjesën më të madhe të kontinentit Antarktik.

Kjo vrimë u shkaktua nga një vorbull polare e fortë, e qëndrueshme dhe e ftohtë, por edhe nga temperaturat shumë të ftohta në stratosferë (shtresa e atmosferës midis rreth 10 km dhe rreth 50 km lartësi), shpjegon OBM, që shton se janë të njëjtët faktorë meteorologjikë që kanë kontribuar në vrimën rekord të ozonit të krijuar në Arktik në vitit 2020.

Një situatë në kontrast me vrimën e ozonit Antarktik, jashtëzakonisht e vogël dhe jetëshkurtër që ndodhi në vitin 2019.

“Dy sezonet e fundit të vrimës së ozonit, demonstrojnë ndryshueshmërinë e saj nga viti në vit dhe përmirësojnë faktorët përgjegjës për formimin, shtrirjen dhe ashpërsinë e tij,” tha Oksana Tarasova, shefe e sektorit të hulumtimit të mjedisit atmosferik të OBM.

“Na duhet një veprim i vazhdueshëm ndërkombëtar, – shton ajo, – për të zbatuar Protokollin e Montrealit”, i cili ndalon emetimet e kimikateve që shkatërrojnë shtresën e ozonit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com