Loading...

Rama në Athinë, zbulon temat e bisedës me kryeministrin Grek

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryeqytetin grek, Athinë, ku do të takohet me homologun e tij Kiriakos Mitsotakis.

Në një postim në Twitter, Rama ka treguar dhe temat e diskutimit që do flasë me kryeministrin grek.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, – shkruan Rama.

Në Athinë, Rama do të takohet me kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, ndërsa takimi është jo-zyrtar.

Sipas burimeve, një ndër temat që priten të diskutohen në takime, është edhe ajo e çështjes së detit Jon për kufirin detar mes dy vendeve.

Vizita e Ramës në Athinë vjen pas vizitës zyrtare në Ankara, ku u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, me të cilin nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme./noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com