Loading...

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë dëmtim në aksin Borsh-Sarandë

Si pasojë e motit të keq në vend, reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar dëmtim në aksin Borsh-Sarandë.

Nga pamjet shihet se rruga është çarë, ndërkohë që u rikonstruktua këtë vit. Për rrjedhojë aksi është i pakalueshëm nga mjetet e tonazhit të rëndë.

Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbajtjes së kësaj rruge.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor ka bërë këtë njoftim në lidhje me këtë ngjarje. “Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës.

Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim. Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së. /
noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com