Reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë. Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm, ndërsa rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak se uji ka kapur lartësinë e 60 cm, ndërsa janë përmbytur 30 ha tokë.
Ndërkohë edhe në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë. Për t’u ardhur në ndihmë të prekurve, Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banoret e Obotit.