Loading...

Detaje të tjera tro nditëse nga v rasja e dy motrave, nisin hetimet në Greqi

Pas vr asjes së dy motrave, ngjarje e ndodhur tek Astiri në Tiranë, nga 59-vjeçari Përparim Ademi, dalin detaje të tjera tro nditëse.

Gjykata e Tiranës i dha masën e sigurisë “arr est me b urg” të dyshuarit të vr asjes së dy motrave, me të cilat ai besohet se kishte pasur lidhje jashtmartesore, ndërsa hetimet po zhvillohen nga pr okuroria.

Një prokuror në qytetin e Selanikut ka urdhëruar një he tim paraprak pas pretendimeve të mediave greke për një rrjet birësimi të paligjshëm që vepron në Shqipëri dhe Greqi.

Akuzat në media greke dhe shqipatre erdhën pas arrestimit në Shqipëri të 59-vjeçarit, që akuzohet për vr asjen e dyfishtë, në prag të Vitit të Ri, në Tiranë, të dy motrave të cilat ai kishte detyruar gjatë viteve të mëparshme të mbeteshin shtatzënë dhe të lindnin në klinikat greke.

H etimi grek do të shqyrtojë pretendimet specifike të birësimeve të paligjshme, nëse ka ndonjë rrjet të organizuar që është përfshirë në këtë histori.

Sipas raporteve të mediave helene, më shumë se 10 fëmijë kanë lindur në maternitetet greke dhe janë shitur për një shumë që nuk është përcaktuar, me ndihmën e një avokati, që dyshohet se edhe ai nuk është më gjallë.

Mediat greke ngritën dyshimet se i dyshuari u tha hetuesve në Shqipëri se motivi i vr asjeve ishte shqetësimi që kishte pasur se dy motrat nuk donin të dorëzonin fëmijët, dhe do t’iu tregonin autoriteteve për aktivitetet e tij të paligjshëm. /NOA.al