Donald Trump i është pe zulluar llogaria e tij në Facebook për të paktën dy javë – dhe ndoshta për një kohë të pacaktuar.
Kjo do të thotë që presidenti nuk do të jetë në gjendje të postojë në Facebook dhe Instagram deri sa të kalojë pushteti tek Joe Biden më 20 Janar.
Rrjeti më i madh social në botë fillimisht kishte vendosur një ndalim 24-orësh ndaj Trump, pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin e SHBA.
Shefi i Facebook Mark Zuckerberg shkroi se rr eziqet e lejimit të Trump që të postojë “janë thjesht shumë të mëdha”, duke iu referuar me sa duket, urdhërit të organeve ligjzbatuese në SHBA.
Në një video të postuar në Facebook, Twitter dhe YouTube, Trump u tha protestuesve që sulmonin selinë e qeverisë “Ju dua” para se t’iu thoshte se duhet të shkonin në shtëpi.
Ai përsëriti gjithashtu pretendime të rreme për mashtrime zgjedhore, sipas autoriteve ligjzbatuese.
Secili nga rrjetet më të mëdha sociale ndërmori veprime kundër llogarive të presidentit pas dhunës.
Zuckerberg tha se Facebook kishte hequr postimet e presidentit “sepse gjykuam se efekti i tyre – dhe me sa duket qëllimi i tyre – provokonin dhunë të mëtejshme”. /NOA.al