Mes pjesmarrësve të pr otestës që precipitoi në dhunë dhe kaos në SHBA, në selinë e Kongresit Amerikan, ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zj arrtë të presidentit në detyrë Donald Trump.
Ai është parë në krye të pr otestës, ndërsa nuk kanë munguar edhe simbolet identifikuese shqiptare. Ai kishte të veshur një tutë sportive ngjyrë të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të.
Fotot i ka bërë publike vetë ai përmes rrjetit social Instagram, ku edhe ka shkruajtur “SHBA, lu fta për këtë!”, duke bërë kështu një thirrje për të gjithë në mënyrë që të bashkohen në pro testë.
John Alite, është me origjinë nga Gjirokastra i lindur dhe i rritur në Nju Jork, djali i një taksixhiu , i besuari i John Gottit, b osit të organizatës ma fioze më të famshme në botë.
Dikur pjesë e mafies italiane dhe i lidhur me familjen “Gambino”, të cilën e tr adhtoi më vonë pasi bashkëpunoi me FBI-në, John Alite është një prej gangsterëve më të njohur shqiptarë në botë.
Kujtojmë që SHBA-të u përfshinë dje nga një pr otestë e fuqishme, ku mijëra mbështetës të Donald Trumpit nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Biden si president i ri.
Pretendimi kryesor nga administrata Trump, ka pasur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve. Si pasojë e pr otestës së dhu nshme, 4 persona kanë hum bur jetën. /noa.al/